Përkundër faktit që miliarderët mund të zgjedhin vetë ku të jetojnë, ata preferojnë vendet tradicionale.

Aktualisht janë 1,732 miliarderë në botë ku pjesa më e madhe e tyre jetojnë në vetëm 15 vende, sipas Knight Frank.

Ja 10 vendet ku jetojnë njerëzit më të pasur në botë :

10.Italia

Në Itali, aktualisht jetojnë 34 miliarderë. Që nga viti 2013, numri i tyre është dyfishuar. Njeriu më i pasur në vend është Giovanni Ferrero, i cili drejton Ferrero Group, një kompani e ëmbëlsirave. Pasuria e tij vlerësohet në 32 miliardë dollarë.

9.Koreja e Jugut

Në vitin 2013, vetëm 24 miliarderë jetuan në vend. Që atëherë, numri i tyre pothuajse është dyfishuar në 44.

.8.Kanadaja

Pasuria mesatare e miliarderëve kanadez është 3 miliardë dollarë. Kjo është e barabartë me pasurinë e përbashkët të tre provincave kanadeze. Aktualisht, 46 miliarderë jetojnë në vend.

7.Mbretëria e Bashkuar

Pavarësisht se është një vend i vogël, ka 54 miliarderë në Britani. Midis tyre janë të tillë si Sir Jim Ratcliffe dhe Alan Sugar.

6.Hong Kongu

Gjatë pesë viteve të fundit, në Hong Kong numri i miliarderëve është rritur me 24 persona dhe aktualisht është 64 miliarderë. Disa prej tyre zotërojnë pasuritë e patundshme më të shtrenjta në botë.

5.Rusia

Rusia është i vetmi vend në dhjetë të parët në të cilët numri i miliarderëve nga 2013 në 2018 nuk u rrit, por u ul. Aktualisht, 101 miliarderë jetojnë në vend.

4.India

Gjatë pesë viteve të fundit, numri i miliarderëve në Indi është rritur me 116%. Aktualisht, 119 miliarderë jetojnë në vend. Mumbai është një qytet i preferuar i miliarderëve indiane, numri më i madh i të cilëve jeton atje.

3.Gjermania

Gjermania është ekonomia më e madhe e Europës, kështu që nuk është për t’u habitur që numri më i madh i miliarderëve në Europë jeton këtu. Aktualisht janë 123 prej tyre. Pasuria e përgjithshme e 11 gjermanëve më të pasur arrin 187 miliardë dollarë.

2.Kina

Në vetëm pesë vjet, numri i miliarderëve në vend është rritur me 206%. Tani ka 373 miliarderë në Kinë. Më i pasuri është themeluesi i Alibaba, Jack Ma, pasuria e të cilit arrin 39 miliardë dollarë.

1.SHBA-ja

Amerika mbetet qendra kryesore e përqendrimit për miliarderët në botë. Aktualisht, 585 miliarderë jetojnë këtu. Midis tyre janë njerëzit më të pasur në botë, të tilla si Jeff Bezos, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg. Pasuria e tyre totale është 300 miliardë dollarë.