Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në zonën e La Secca në Itali. Një shqiptar, i cili po udhëtonte me makinë, ka humbur jetën për shkak se automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Sipas mediave italiane, viktima është Endri Zaimi 25 vjeç, baba i dy fëmijëve.

I riu ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte. Makina e tij tip Volvo u shkatërrua tërësisht për shkak të përplasjes së fortë me kamionin.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit. Këta të fundit bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga automjeti i shkatërruar. Për fat të keq, Endri kishte ndërruar jetë. Ndërsa drejtuesi i kamionit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë të paqarta. Qarkullimi në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë për shkak të përplasjes mes dy mjeteve.

VIDEO BONUS: Subscribe te kanali Tetova News në YouTube!