Aktivisti i Lëvizjes Vetvendosja dhe studiuesi e filozofisë politike, Profesori Universitar, Elvis Hoxha, në një intervistë të realizuar nga in7, në mes tjerash ka dhënë edhe mendimin e tij për liderët politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Në pyetjen për kreun e BDl-së, Hoxha u përgjigj:

“Ky është ai që e ka harxhuar historikisht qenien shqiptare, vërtetë e ka shpenzuar në komponentin e vet historik, jo thjesht politik, jo ekonomik, i ka dëmtuar kreditin historik shqiptarëve në Maqedoni, nuk është dëm i vogël, është dëm shumë i rëndë.”

Ndërkaq në pyetjen e gazetarit tonë për liderin e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela ai është përgjigjur kështu:

“Për Ziadin Selën kam shpreshë shumë që është njeriu më i sigurtë, është njeriu që shumë do të japë për të njësuar ekzistencën e opozitës së shqiptarëve”.