Dy nga “specialitetet” e tregut horror bë Indonezi janë zhdukur nga qarkullimi, pas urdhrave të zyrtarëve vendor për të hequr kafshët nga rafti, me qëllim mbrojtjen e kombit nga koronavirus që po përhapet me shpejtësi.

Ndërsa shitja e derrave është ende e lejuar, shitësit u inkurajuan që të ndalonin tregtimin e derrave të egër, qenve, maceve apo minjve.

Shtetet po vendosin masa për të ndaluar përhapjen e virusit I cili ka infektuar më shumë se 24.000 njerëz dhe ka marrë gati 500 jetë, ndërsa “kyçi” 50 milionë banorë kinezë nëpër shtëpia.

Indonezia ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla nga Kina dhe ka rritur mbikëqyrjen e transportit të kafshëve, ndërsa Koreja e Jugut ndaloi hyrjen e kafshëve të egra që konsiderohen me rrezik të lartë për përhapjen e infeksionit.

Lakuriqët e natës janë gjithashtu jashtë menuve në qytetin provincial të Indonezisë. Restorantet në Manado kanë ndaluar shërbimin e pjatës së famshme të supës me arrë kokosi dhe lakuriq nate, sipas Jakarta Post. /Bloomberg/