Ilda Bejleri fillimisht e mohoi se ishte përfshirë në një aksident.

Ajo e quajti shpifje lajmin se ka përplasur një 63-vjeçare, e cila është shtruar në spital.

Por më pas është detyruar që të pranojë të vërtetën.

Bejleri thotë për Shqiptarja.com, se përplasja ka qenë e lehtë, dhe ajo pasi ka dalë nga makina për të parë të aksidentuarën, është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi 63-vjeçarja, sipas saj, nuk pësoi asnjë lëndim.

Gazetarja thotë se nuk e dinte që gruaja e aksidentuar do ta çontë çështjen në polici dhe do ta denonconte.

Por më skandaloze se largimi i Ilda Bejlerit nga vendi i ngjarjes, është reagimi i policisë.

Kjo e fundit e ka fshehur ngjarjen dhe nuk ka dhënë asnjë të dhënë për personin që ka aksidentuar gruan 63-vjeçare.

Për më tepër, zëdhënësi i Policisë, Gent Mullai, i pyetur nga gazeta TemA si është e vërteta, nuk ka denjuar të përgjigjet fare, a thua se është aty për të fshehur ngjarjet, dhe jo për të raportuar si është e vërteta.

Tani që edhe vetë Bejleri e pranoi përfshirjen në aksident, mirë është që dhe policia të reagojë.

Është minimumi që mund të bëjë, pasi kemi një grua të shtruar në spital që ëshstë shtypur dhe personin përgjegjës, që e ka pranuar aksidentin dhe largimin nga vendi i aksidentit.

(TemA)

VIDEO BONUS: Subscribe te kanali Tetova News në YouTube!