Para Kuvendit të Kosovës, është improvizuar një klasë për nxënësit e klasës së parë. Para këtij institucioni u vendos një bankë dhe një dërrasë ku ishin shkruar germat e para të alfabetit shqiptar.

“Të mësojmë pak se boll doktoruam”, është motoja e manifestimit simbolik, ku janë ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, që të mësojnë e recitojnë.

Organizatorët nga Lëvizja Politike theksojnë se ky manifestimi u frymëzua nga gabimet e shumta të deputetëve gjatë seancave në kuvend. Ata kërkojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të popullit.

VIDEO BONUS: Subscribe te kanali Tetova News në YouTube!