Ylli Rakipi ka dalë në një prononcim për mediat, jashtë ambienteve të gjykatës ku po zhvillohet gjyqi i tij me kryeministrin Edi Rama, i cili e ka paditur për cenim të imazhit.

Gazetari u shpreh se kryeministri Rama ka intimiduar trupin gjykues, duke u shprehur nga foltorja e Kuvendit, se do t’i fitojë të gjithë gjyqet.

“Vetë Rama ka deklaruar se do fitojë 60 gjyqe. 

Ai ka në dorë gjithçka. I bëj thirrje këtij kryeministri të vijë këtu dhe të përballet në seancë gjyqësore me njerëzit që ka hedhur në gjyq, jo të dërgojë avokatët. 

Njerëzit e mi do iu shpërndajnë një video ku kryeministri thotë që do të fitojë 60 gjyqe, ky do ishte rasti më unikal në botë që kur është shpikur qeverisja. Unë kam 2 procese me kryeministrin, akuzohem se kam fyer kryeministrin Rama.

Vetë ky kryeministër është ai që nga mëngjesi në darkë u ka thënë gazetarëve, Kazan, Myftarë, Kadrinj e dhjetëra epitete të tjera”, tha Rakipi. (TemA)