Zona me taksat më të larta në botë, po mendon sesi t’i përdorë ato në luftën kundër ndryshimit klimaterik.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian filloi punën për rishikimin e mënyrës së vendosjes së taksave për karburantin dhe energjinë elektrike. KE po shqyrton gjithashtu një plan shumë më të debatueshëm, që mund të godasë importet nga ndotësit jashtë bllokut me një taksë mbi gjurmën e tyre të karbonit.

“Taksimi do të ketë një rol thelbësor në përmbushjen e angazhimeve tona klimatike,” tha Paolo Gentiloni, shefi i ekonomisë së BE, të mërkurën. “Taksat mjedisore mund të inkurajojnë sjellje më të përgjegjshme dhe të ndihmojnë në kompensimin e kostove të ngadalësimit të ngrohjes globale,” tha Gentiloni.

Konsultimi për masat e reja ka nisur tani, ndërkohë që vlerësimi i planit do vijojë deri në vitin tjetër.

Propozimet e Komisionit Evropian, të cilat duhet të aprovohen nga qeveritë e BE-së, do të adresojnë normat minimale të taksave që mbulojnë produktet e energjisë. Ato synojnë të rregullojnë pabarazitë midis niveleve të benzinës dhe naftës. Ato gjithashtu do të kërkojnë të frazojnë uljet, përjashtimet dhe subvencionet për lëndët djegëse fosile dhe të promovojnë energjinë e rinovueshme.

Plani i KE propozon gjithashtu kontrollin më të rreptë për ndotësit e mëdhenj jashtë bllokut. BE është e vetëdijshme që mund të jetë duke ecur në akull të hollë, dhe se plani rrezikon hapjen e një burimi të ri të tensioneve të tregtisë ndërkombëtare, pasi vendet e tjera mund ta quajnë atë tarifë. Kjo është pjesë e arsyes që Komisioni filloi një proces për të mbledhur reagime dhe komente nga qytetarët dhe palët e interesuara për të informuar punën e tij përgatitore.