Për shumë njerëz, të qëndrosh i sigurt nga koronavirusi i ri do të thotë të qëndrosh në shtëpi. Por mikrobet infektive mund të jetojnë në shtëpinë tuaj. Për të minimizuar rrezikun e sëmurjes, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë të dezinfektoni sipërfaqet që prekni më shpesh, si tavolinat e punës, celularët, tualetin, pasi ka shumë patogjenë që mund të jetojnë në sipërfaqe për shumë kohë.

Shefi i komunikimit për Institutin Amerikan të Pastrimit Brian Sanson, thotë se njerëzit nuk dezinfektohen sic duhet. Ai thotë se fillimisht ku duhet të pastroni yndyrat dhe papastërtitë e tjera para se të dezinfektoni shtëpinë tuaj. Më tej ai shpjegon se duhet të kontrolloni etiketat e dezifektuesve, për të parë sa do të rezistojnë dezifektantët në sipërfaqe.
Ditët e fundit, zbardhuesit dhe produktet e tjera të pastrimit kanë qenë shumë të kërkuar dhe prodhuesit kanë rritur dy fish prodhimin për të plotësuar kërkesat. Sanson, paralajmëron spastruesit kimikë nuk duhen përzierë, duke menduar se do të kenë më shumë efekt.

“Nuk ka nevojë të pastrohet paniku. Thjesht lexoni etiketat në produktet e përditshme për të pastruar dhe dezinfektuar në mënyrën e duhur,” thotë ai.

Këshilla të tjera për të qëndruar të sigurt në shtëpi:
Qendra Kombëtare e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, rekomandon larjen e duarve me sapun për 20 sekonda dhe përdorimin e dezinfektuesve të duarve me 60 për qind alkool. Ndërsa, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit atje, publikoi një listë të dezinfektuesve të aprovuar për të zhdukur bakteret dhe viruset. Për pastrimin e sipërfaqes, përdorni produkte që kanë përmbajtje dizefektuesish dhe janë të regjistruar tek EPA.

Ndërsa për të krijuar një dizefektues në shtëpi, Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, rekomandon përzierjen e një çerek filxhani me klor zbardhues me një litër ujë. Pas dezinfektimit të sipërfaqeve të përgatitjes së ushqimit, shpërlajini ato me ujë të bollshëm. Për lavatrice, eksperti rekomandon të përdorni një pastrues ose zbardhues për të vrarë mikrobet. Për të rritur efektivitetin, pas larjes vendosini rrobat në tharëse për 45 minuta.

Sipas Sanson do të ishte shumë mirë të përdorni dhe lavapjatë, pasi larja e enëve kryhet si duhet, duke eliminuar 99.9 për qind të mikrobeve. Ndër të tjera, eksperti shpjegon se pastruesit e ajrit dhe filtrat që reklamojnë se kanë aftësinë për të vrarë viruse dhe baktere, duhet të jenë të dobishëm dhe nuk duhet të zëvendësojnë pastrimin. Për shembull disa pastrues ajri kanë dritë ultravjollcë e cila është vërtetuar se kanë efekte të mira por efektiviteti i tyre i përgjithshëm mund të ndryshojë në varësi të modelit të tyre.

Ndërsa, ka disa filtra që thuhet se mund të kapin mikroorganizma si viruse, tymi dhe alergjenët e zakonshme, po kjo nuk do të thotë që ato mund t’i zhdukin, kështu që për çdo blerje informohuni./The Wall Street Journal/