Pas shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme, mësimet dhe leksionet do të jepen “online: dhe për universitetet.

I pari që e nisi këtë metodë është Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Përmes platformave si Google Classrom, Zoom apo Eztalks ofron për studentët leksione online.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila sqaron se 30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin.