Qeveria e Italisë ka nënshkruar një dekret që lejon udhëtimet nga dhe për në Itali, që nga 3 qershori, shkruan REL.

Ky vendim shënon një hap të madh të rihapjes së ekonomisë në vend pas më shumë se dy muaj izolimi.

Italia ka shënuar një nga numrat më të mëdhenj të viktimave në botë, por numri i të infektuarve ka rënë dukshëm ditëve të fundit.

Më shumë se 31,600 persona kanë humbur jetën nga virusi në Itali. Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë shënuar numrin më të madh të viktimave.

Italia ishte vendi i parë në Evropë që filloi me masat e izolimit në luftimin e pandemisë COVID-19, por filloi t’i relaksojë këto masa më 4 maj, me hapjen e disa fabrikave dhe parqeve.

Dyqanet dhe restorantet pritet të hapen nga 18 maji, me distancë sociale të detyruar.

Edhe besimtarët e Kishës Katolike do të rikthehen nga e hëna, por me masa të shtuara të mbrojtjes nga virusi.