Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi se një tërmet 6.4 ballësh goditi shtetin e Nevadës të premten.

Dridhjet e tokës u raportuan në orën 4:03 të mëngjesit, rreth 55 kilometra larg qytetit Tonopah, në lindje të maleve të Sierra Nevadës, raporton VOA.

Tërmeti fillestar goditi në një thellësi prej rreth 7,6 kilometrash, thuhet në një njoftim të Institutit amerikan të Gjeologjisë, dhe të paktën gjashtë tërmete pasuese me fuqi të konsiderueshme u regjistruan menjëherë pas të parit, dy prej tyre me me fuqi 5.4 ballësh.