Shumë tema aktuale ishin pjesë e emisionit të fundit “Në Qendër” nga gazetari Vasko Eftov ku mysafir ishte ish kryetari i degës së LSDM-së në Shkup, Lupço Palevski.

Për Palevskin thuhet se posedon edhe shumë “bomba”, por në emisinonin e mbrëmshëm ka prezantuar “dokumente” për të cilat thotë se dëshmojnë pasurinë dhe bizneset që i posedon kryetari i BDI-së në Zvicër dhe ne Angli.

Dokumentet i ka prezantuar në emisionin “Qendra”, ku përmend edhe Bujar Osmanit, të cilit Palevski i ka dhënë afat prej shtatë ditëve që të pranojë kompaninë e regjistruar në Zvicër.

Këtë pjesë mund ta shihni nga minuta e 57.