NË PËRKUJTIM
…Iku në amshim edhe një rapsod nga Tetova, Xhemal Ukshini.
…Xhema ishte mik dhe kolegë i respektuar i familjes tonë. Për shumë vite ishin të pandarë me vëllaun tim të ndjerë Murtezanin, prandaj ndarjen e Xhemës nga jeta përjetova me shumë dhimbje.
…Prehu në paqe miku/kolegu im Xhemë. Kënga e juaj do të dëgjohet gjithandej trojeve tona. Ngushëllime gjithë familjes Ukshini, farefisit dhe të afërmve.
Zoti të shpërbleftë me parajsë🙏

LAJM I TRISHTË
…Ndahet nga jeta djaloshi Mirush Loki, djali i mikut, Nipit dhe kolegut tim, Fatmir Loki.
Në këto caste, unë dhe familja ime ndjehemi tejet të pikëlluar për shuarjen e Mirushit, nxënësi i vitit të tretë, pak pa i mbushur të 18-tat.
…Mirushi ndoqi rrugën e Babait, duke mësuar artin muzikor, por ja që s’qenka thënë nga Krijuesi që t’a shohnim në skenë, ashtu siq dëshiruam të gjithë!
…Lutjet e mia shkojnë për shpirtin e Mirushit që të prehet në paqën e paskajshme dhe për Fatmirin dhe gjithë familjen Loki, që t’a përballojnë dhimbjen.
Bashkëndjejmë me ju !