Reshjet e shumta gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Beratit. Reshjet kanë zgjatur për rreth një orë duke sjellë përmbytje në të gjitha akset rrugore.

Së fundmi Berati vazhdon të jetë i bllokuar, duke sjellë edhe problematika në qarkullimin e automjeteve. Nga pamjet shihet mjete të bllokuara dhe në vështirësi për të lëvizur.

Ndërkohë një tjetër qytet është përballur me ndryshime drastike të motit. Në Librazhd breshëri ka goditur zonat në Polis dhe Sopot duke sjellë edhe dëmtime në bujqësi dhe të mbjellat e fermerëve.