Kina ka konfirmuar ditën e sotme 57 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë i rasteve me Covid-19 që vendi konfirmon brenda një dite që nga 13 prilli.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi në një deklaratë se 38 nga rastet e reja e kanë marrë virusin përmes transmetimeve lokale.  Po ashtu njoftohet se 36 prej tyre janë nga Pekini.

Ky është numri më i lartë i të infektuarve që regjistrohet në kryeqytetin kinez qëkur autoritet kanë nisur që të publikojnë të dhëna. Pekini filloi të konfirmojë numër të lartë të infektuarish pasi u nisën të bëheshin teste masive në tregun Xinfadi, në rrethin jug-perëndimor të qytetit Fengtai.

Në distrikt tashmë është shpallur “koha e luftës” ndërsa në kryeqytet u ndalua turizmi dhe eventet e sportit, duke rritur kështu frikën e një vale të dytë koronavirusi. /abcnews.al/