American Cancer Society ka publikuar këtë të martë një studim i cili lidhet me reduktimin e rrezikut ndaj kancerit. Sipas këtij studimi, perimet dhe drithërat duhet të jenë kryefjala e menusë ditore ndërkohë që duhet reduktuar konsumimi i mishit të kuq.

Edhe koktejlet alkoolikë rrisin rrezikun për t’u prekur nga kjo sëmundje ndërkohë që ushtrimet fizike ndihmojnë në parandalimin e saj.

Një dietë e mirë dhe një veprimtari fizike e përditshme është gjëja më e rëndësishme sepse ky kombinim i ndihmon njerëzit të mbajnë një peshë të mirë trupore. Shkencëtarët, janë gjithnjë e më të bindur se ekziston një lidhje mes kancerit dhe peshës.

Lexo edhe : Studimi në “The Lancet”: Një valë e dytë e Covid-19 mund të jetë tragjike
Në raportet e fundit të publikuara nga The World Cancer Research Fund, 12 lloje sëmundjesh kanceroze lidheshin me mbipeshën ose obezitetin-5 më shumë krahasuar me raportin e publikuar nga shoqata një dekadë më parë.

Dietat që thuhet se redukojnë riskun e kësaj sëmundjeje përmbajnë shumë perime në ngjyrë jeshile, të kuqe dhe portokalli.

Fasulet dhe bizelet duhen konsumuar njësoj si të gjithë llojet e frutave. Ushqimet që duhet të reduktoni janë ato të procesuarat dhe gjithë llojet e mishit të kuq. Mos konsumoni lëngje me gaz dhe me sheqer.

Artikulli paraprakGrenell kundër Lajçak, cili projekt do fitojë në Kosovë?
Artikulli tjetërPërmbytet Berati nga shiu, breshëri shkatërron të mbjellat në Librazhd (VIDEO)