Dhjetë njerëz janë vrarë dhe 117 të tjerë u plagosën kur serbatori i një kamioni shpërtheu duke e nxjerrë atë nga autostrada në provincën lindore kineze Zhejiang.

Shpërthimi i ndodhur pranë fshatit Liangshan ka shkaktuar shembjen e disa ndërtesave rezidenciale dhe fabrikash, raportojnw mediat vendase. Lu Fang, e cila punon në një restorant pranë vendngjarjes tha për agjencinë Xinhua se dëgjoi një goditje të fortë.

“Xhamat e dyerve e dritareve të shtëpisë time u thyen, por për fat unë, vëllai dhe nëna ime nuk u lënduam,” tha ajo.