Një 12-vjeçar është mbytur këtë të diel në plazhin Tale të Lezhës.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri që humbi jetën ishte nga fshati Borizanë, Fushë Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje me pasoja tragjike.