Autoritetet federale ngritën zyrtarisht padi ndaj një personi nga Karolina e Veriut i cili kishte kërcënuar presidentin Joe Biden.

Kyle Reeves, rezident 27 vjeçar i Gastonia doli përpara një gjykate federale në Charlotte pas arrestimit të tij të premten. Prokurorët thanë se Reeves e kishte kontaktuar shumë herë centralin e Shtëpisë së Bardhë dhe kishte lëshuar kërcënime për Bidenin e të tjerë.

Telefonatat u kryen në periudhën 28 janar deri në 1 shkurt. Reeves thuhet t`i ketë përsëritur kërcënimet edhe në telefonatat e kryera me një agjent sekret i cili e kishte kontaktuar për të folur mbi deklaratat që ai lëshonte. 27 vjeçari kishte lënë mesazhe të ngjashme edhe në sekretarinë telefonike të policisë së Kapitolit.

“Do të vras presidentin, do të vras punonjësit e shërbimit sekret” citohet të ketë thënë i riu, që nëse dënohet, rrezikon të përballet me një dënim që shkon deri në pesë vjet heqje lirie dhe një gjobë prej $250,000 dollarë.

VIDEO bonus:

Artikulli paraprakMadrid bloqueada por la gran tormenta de nieve que afecta al centro de España (VIDEO)
Artikulli tjetërAplikacioni që ju njofton për çmimin e naftes në Maqedoni